SPAK ka kërkuar 2.8 vite burg me gjykim të shkurtuar për Leonard Palushin, i akuzuar për korrupsion.
Ndërsa akuza për shpërdorim detyre ka rënë.
Palushi u arrestua në kuadër të operacionit ‘Golden Bullet’ pasi dyshohej se kishte kryer manipulime provash në disa ngjarje kriminale, kur ka shërbyer si efektiv në Elbasan. Sipas SPAK, në vitin 2020, Palushi ka krijuar raporte me të hetuarin Erjon Alibej dhe ka marrë tërthorazi prej tij përfitim të parregullt.