Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 12 vjet burg për Hekuran Markun, ish truprojën e Saimir Tahirit.
Pretence e prokurorisë është paraqitur në procesin që po zhvillohet ndaj ish gardistit Hekuran Marku i cili u ekstradua nga Gjermania më 7 maj 2022
Marku u arrestua në Gjermani në kuadër të operacionit anti-drogë “Shpirti”, pasi ishte shpallur në kërkim. Në të njëjtën kohë, u arrestua në Francë edhe ish-truproja tjetër i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Paul Deda.
Mësohet se ish truproja i ish-ministrit të brendshëm ka kerkuar gjykim të shkurtuar me qëllimin që procesi të zhvillohet në gjendjen që janë aktet. Kjo procedurë i garanton atij uljen e një të tretës së dënimit në fund të procesit nëse shpallet fajtor.47-vjeçari është akuzuar si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së. Ky grup kriminal u godit dhe u arrestua në kuadër të operacionit “Shpirti”, ndërkohë që ish truproja e ministrit të Brendshëm akuzohet për veprat penale “Trafik narkotikësh”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”. Nga ana e tij ish truproja ka mohuar akuzat.

Oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu