Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka konfirmuar se aktualisht janë duke u hetuar 14 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të nivelit të lartë, mes tyre tre deputetë, një ish-deputet dhe një ish-ministër. Në përgjigje të interesit të gazetarëve, SPAK bëri të ditur se hetimet përfshijnë vepra penale që lidhen me korrupsionin, shpërdorimin e detyrës dhe pastrimin e parave. Për shkak të sekretit hetimor, emrat dhe akuzat konkrete ndaj tyre nuk janë bërë publike.

Institucioni ka sqaruar gjithashtu se gjatë periudhës 2022–2024 janë dërguar letërporosi drejt autoriteteve të huaja për sigurimin e materialeve hetimore shtesë, veçanërisht nga aplikacione të enkriptuara si SKY ECC, EncroChat dhe ANOM, të përdorura nga rrjete kriminale për komunikime të fshehta.

Sipas SPAK, ky bashkëpunim ndërkombëtar ka ndihmuar në zbardhjen e një sërë çështjesh të rënda penale në Shqipëri, Europë dhe më gjerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu