“Newspower.al” ka arritur të zbardhë emrat e 12 prokurorëve të SPAK që do shpërndahen në 12 qarqet e vendit, duke krijuar atë që Altin Dumani, e quajti “Task-Forca” për parandalimin e krimeve gjatë fushatës elektorale.

Mësohet se “Task-Forca”, do ketë një periudhë funksionimi që do vijojë për 3 muaj me radhë nga muaji Shkurt 2025, deri në muajin Maj 2025, kur dhe do zhvillohen zgjedhjet parlamentare.

Në krye të kësaj Task-Force do qëndrojë Altin Dumani, ndërsa për kryeqytetin janë caktuar të monitorojnë krimet elektorale zv/drejtuesi i SPAK dhe drejtuesi i seksionit të krimit të Organizuar, Adnand Xholi dhe Drejtuesi i Seksionit Kundër Korrupsionit dhe Krimit Ekonomik, Klodian Braho.

Në Gjirokastër është caktuar si prokuror coordinator Arben Kraja, në Elbasan, Ols Dado, në Shkodër Dritan Premçi, në Kukës Anita Jella, në Berat, Behar Dibra, në Durrës Ervin Kondili, në Fier Doloreza Musabelliu së bashku me Sotir Kllapin në Dibër Ervin Gokaj dhe në Korçë, Vladimir Mara.

Të gjitha këta prokurorë gjatë periudhës 3 mujore do marin takime dhe zhvillojnë mbledhje me Drejtorin dhe strukturat policore të qarkut ku kanë emëruar si koordinatorë special.

Njësoj si koordinatorët politikë të emëruar nga PD, PS dhe LSI, ashtu dhe SPAK në çdo qark ka futur dhe kordinatorët e tij në këtë fushatë elektorale.

Qëllimi i takimeve, do jenë për ngritjen e një pune operative me qëllim evidentimin e rasteve, ku ka tendencë për blerjen e votës nga elementët e subjekteve politike.

Së bashku me secilin prokuror do jenë dhe grupe të caktuara me oficerë të BKH-së.

LISTA E KOORDINATORËVE

Adnand Xholi në Tiranë

Altin Dumani në Tiranë

Klodian Braho në Tiranë

Arben Kraja në Gjirokastër

Ols Dado në Elbasan

Dritan Prenci në Shkodër

Anita Jella në Kukës

Behar Dibra në Berat

Ervin Kondili në Durrës

Doloreza Musabelliu në Fier

Sotir Kllapi në Fier

Ervin Gokaj në Dibër

Vladimir Mara në Korçë

Elida Kaçkini në Vlorë

Bledar Maksuti në Vlorë

Manjola Kajana në Vlorë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu