Ballina Aktualitet SPAK dhe Prokuroria e Tiranës do hetojnë për krime zgjedhore / Rama:...

SPAK dhe Prokuroria e Tiranës do hetojnë për krime zgjedhore / Rama: Urojmë të jetë lajthitje! S’mund të survejohen partitë politike në fushatë

“S’mund të survejohen partitë politike në fushatë zgjedhore”, u shpreh kryeministri Edi Rama një ditë pasi SPAK dhe Prokuroria e Tiranës njoftuan ngritjen e seksioneve të posaçme “për hetimin e veprave penale që prekin zgjedhjet e lira”.

“Nuk mund të kthehemi në kohërat e errëta që kush merret në politikë të survejohet”, theksoi kryeministri gjatë komunikimit live me qytetarët përmes “Facebook-ut” këtë mëngjes. Ai kërkoi të ndalen kontrollet e tilla në terre.

“Fatkeqësia është se gabimet e tyre nuk janë si gabimet e ndërmarrjes së gjelbërimit, por kushtojnë jetë njerëzish, trauma dhe plagë psikologjike nganjëherë të pariparueshme por nuk ka alternativë tjetër përveç një drejtësie të pavarur profesionale dhe që respekton integritetin, liritë e të drejtat e njeriut. Të pavarurën e kemi para syve, profesionalen duhet të luftojmë së bashku ta konsolidojmë se ka shumë gjëra pozitive por dhe negative.

Është betejë për t’u bërë si aleat e partnerë të drejtësisë, pushtete të ndara por të vendosur sepse nuk mund të cenohen të drejtat e pushtetit ekzekutiv. Nuk mund të cenohen të drejtat për të marrë vendime, të trysnohet administrata e shtetit apo të paragjykohen. Dhe nuk mund dot të survejohen partitë politike në një proces elektoral. Uroj të jetë lajthitje e momentit dhe menjëherë të ndalet çdo lloj survejimi në territor. Nuk mund të kthehemi në kohërat e errëta që kush merret në politikë të survejohet. Nuk duhet të interferojmë tek njëri tjetri“, tha Rama.

Dy prokuroritë publikuan planet për të parandaluar tjetërsimin e votës, që numërojnë dy strategji, dy memorandume dhe tre takime të niveleve të larta për të garantuar se të gjithë do jenë proaktivë për të garantuar votën e lirë të qytetarëve për këto zgjedhje.

E para ishte publikimi i strategjisë së SPAK që thotë se do zbresë në terren prokurorët të cilët kanë kompetencë të hetojnë korrupsionin në zgjedhje dhe krimet zgjedhore që kryhen nga krimi i organizuar. Më pas kryeprokurori i posaçëm njoftoi hapjen e qendrës 24 orëshe të monitorimit të procesit zgjedhor.

Ndërsa, Olsian Çela, si prokuror i përgjithshëm me kompetencë në 13 prokurori, premtoi një protokoll koordinimi ndër institucional. Marrëveshjet për ta bërë punën u firmosën edhe me drejtorin e përgjithshëm të policisë, ku sërish premtohet se të gjithë do jenë në një frekuencë për të hetuar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks