SPAK

Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka kryer operacion në 3 qytete kryesore në vend, në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Operacioni ka nisur herët në mëngjes dhe emrat e të dyshuarve kanë dalë në aplikacionin Sky Ecc ku dyshohet se kryenin trafik ndërkombëtar.

Mësohet se 11 masa sigurie për akuzat e grupit dhe trafikut ndërkombëtar janë firmosur nga gjykata me kërkesë të SPAK, ndërsa  nga hetimi i prokurorit Vladimir Mara  rezulton se katër te dyshuarve u janë komunikuar masat në burg ku gjenden për një dosje tjetër. Aktualisht janë arrestuar 3 persona nga policia ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim. / BW

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu