Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia ka vijuar takimet në lagjen nr.3 Fermentim, ku u prit nga banorë të zonës që i dhanë mbështetjen e tyre për 14 Majin. 

Statusi Spahisë: 

Në Fermentim, pjesë e lagjes nr.3 gjatë takimeve me banorët folëm për zhvillimin e kësaj zone dhe planin e investimeve. Janë kryer ndërhyrje në infrastrukturë dhe përmirësim i vazhdueshëm i shërbimeve, por kemi ende shumë për të bërë. Sfidë e pazgjidhur dhe që banorët me të drejtë e kërkojnë janë pajisja me çertifikata pronësie, ku ende Kadastra se ka kryer këtë proces qe zvarritet prej 10 vitesh. 

Do të jemi prezent në të gjithë territorin e Bashkisë Shkodër me investime dhe duke ndërhyrë sipas kërkesave të komunitetit, pikërisht nga ato që na janë parashtruar në degjesat publike. 4 vitet në vazhdim do të sjellin transformim të plotë të këtyre zonave. 

#BashkëFitojmë 

#votoBardhSpahia2️⃣

#votoBashkëFitojmë1️⃣

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu