Kandidati i koalicionit “Bashke Fitojme” Bardh Spahia mori mbeshtetjen e banoreve te rrethinave per zgjedhjet e 14 Majit ndersa prezantoi programin e tij qe parashikon nje pakete te plote investimesh per zonen ne 4 vitet ne vazhdim.

Me banorët e fshatrave Dobraç, Golem dhe Bardhaj të njësisë administrative Rrethina diskutuam programin tonë 4 vjeçar i cili ka të parashikuar një paketë të plotë investimesh në këto fshatra.

  • Përmirësim i plotë i infrastrukturës rrugore dhe sistemit të ndriçimit
  • Rrjeti i ri i ujësjellësit
  • Ndërhyrje në kanalet e dyta dhe të treta kulluese dhe sistemin vaditës
  • Ndërtimi i tregjeve për prodhimet bujqësore
  • Rikonstruksioni i shkollave dhe qendrave shëndetësore
  • Terrene të reja sportive
  • Përmirësimi i shërbimit të pastrimit

Çdo ndërhyrje e parashikuar dhe ndërtimi i plotë i programit është bërë bazuar mbi dëgjesat publike me qytetarët, të cilët kanë vendosur vetë prioritetet për zonën ku jetojnë. Zhvillimi i njësive administrative është fokusi kryesor i punës tonë në këtë 4 vjeçar.
Bashkë Fitojmë✌️

votoBardhSpahia2

votobashkëfitojmë1

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu