Zonjat e Shkodrës u bënë pjesë e takimit të partisë demokratike, duke dhënë mbështetjen e tyre për këtë forcë politike dhe kandidatët e saj në zgjedhjet e 11 Majit. Si kryefamiljare ata apeluan që t’i jepet fund një pushteti që ka shkatërruar familjen dhe të ardhmen e vendit, me varfërim, emigrim masiv dhe pasiguri për të ardhmen.
Në fjalën e tij kandidati Bardh Spahia, shprehu bindjen se gratë dhe vajzat e Shkodrës do jenë udhëheqëse të një fitoreje madhështore për Shkodrën e Shqipërinë, pasi asgjë nuk i lidh me modelin Rama, që ka në themel degradimin e familjes.
Me 11 Maj, gratë dhe vajzat shkodrane i dhanë mbështetjen e tyre PD- Aleancës për Shqipërinë Madhështore.