Kandidati i koalicionit “Bashke Fitojme” Bardh Spahia u takua me biznesin fason ku foli per politikat diskriminuese te ndjekura nga qeveria ne keto 10 vite, si dhe planin e pushtetit vendor per ti mbeshtetur.
Biznesi ka marrë goditjet më të forta në këto 10 vite nga qeveria e cila ka treguar armiqësinë që ka me sipërmarrjen. Me keqardhje këtë e konstatojmë tek çdo biznes që vizitojmë dhe bashkëbisedimi me sipërmarrësit shkodranë. Krizë e fuqisë punëtore, ulje e fuqisë blerëse, taksa të larta dhe arbitraritet është modeli i kësaj qeverie.
Në fasonerinë e z. Kujtim Gerdoçi, An@ Ges prezantuam planin tonë të mbështetjes për biznesin dhe partneritetin që do të kenë me Bashkinë Shkodër për 4 vitet në vazhdim.