Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Shkodër, Bardh Spahia, nga studioja e “Kafe Shqeto”, ka komentuar zhvillimet e fundit në fushatën elektorale dhe ka denoncuar përpjekjet për manipulimin e votave përmes strukturave kriminale.

Ai ka theksuar se pas ngjarjeve të fundit në Shkodër, ku segmentet e krimit të organizuar janë aktivizuar, është e rëndësishme që qytetarët të jenë të vetëdijshëm për tentativat që synojnë të minojnë procesin zgjedhor.

Spahia ka theksuar gjithashtu shqetësimin e qytetarëve për patronazhistët dhe presionet e ndikuara nga institucione shtetërore, duke paralajmëruar një luftë të ashpër kundër këtyre praktikave.

Pjesë nga biseda e Bardh Spahisë në studion e “Kafe Shqeto”

“Ka një vullnet dhe frymë të madhe për të ndryshuar, ç’ka konstatohet dhe në takimet fizike me njerëzit, gjatë këtyre ditëve të fushatës.

Informacionet se segmente të krimit të organizuar dhe në Shkodër janë aktivizuar me urdhër politik të partisë në pushtet, partisë socialiste dhe strukturës së shtetit duke kërkuar votën për ta.

Ky është një fakt dhe ne e kemi denoncuar dhe e kemi bërë publike, edhe kryetari i opozitës e denoncoi në një farë mënyre fillimin e këtyre tentativave për të mbledhur vota për partinë në pushtet përmes strukturave kriminale.

Madje-madje u fol aty dhe u përmend se kishte tentativë nga brenda burgjeve dhe tentativë për të orientuar votën e qytetarëve shkodranë tek Partia Socialiste.

Ne po bëjmë të gjitha përpjekjet dhe tentativat tona për t’i bërë publike këto raste.

Edhe lideri i opozitës e ka deklaruar këtë shpalljen e këtyre organizatave terroriste.

Për këta ka trajtim tjetër edhe nga organizatat përfituese edhe nga ata ligjzbatuese, kështu që përfshirja e tyre në organizata terroriste implikon një luftë më të ashpër dhe të koordinuar me organizata ndërkombëtare.

Një nga shqetësimet kryesore që shfaqin qytetarët janë patronazhistët dhe detyrimi nga ana e tyre dhe drejtuesve të institucioneve shtetërore shqiptare për të grumbulluar vota nga ata që janë të punësuar në administratë mbetet një nga fenomenet më shqetësuese”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu