Nga Bardh Spahia

Kur shefat e policisë janë në dorën e bandave, bandat nuk e kanë për gjë të hapin zjarr ndaj policisë.

Kjo ndodhi sot në Shkodër, kur një patrullë policie ndërhyri në një parcelë kanabisi.

Nuk është hera e parë që ndodh! Nuk do të jetë as e fundit.

Këta që guxojnë të ngrenë dorë kundër shtetit, i kemi parë në bisedat me Sky/ECC që e urdhërojnë shtetin.

Paguajnë shefat e policisë kundër bandave rivale dhe shpesh, emërojnë shefat e policisë, përmes ndikimit politik. Në Shkodër, veçanërisht, ne i njohim të gjithë ata që kanë futur qeverinë në xhep, kanë blerë policinë dhe drejtësinë bashkë. Në fund kanë blerë dhe zgjedhjet, në partneritet të plotë krim-shtet.

Prandaj, sot jemi përpara aktit të rëndë dhe të dënueshëm të kundërshtimit të policisë me armë zjarri. Përsa kohë, në krye të qeverisë do të jetë një kryeministër borxhli ndaj krimit që e mban në pushtet, Shqipëria do të jetë parajsa e krimit dhe ferri për qytetarët e zakonshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu