Screenshot

Nga Bardh Spahia

Kulla 35-katëshe në qendër të Shkodrës nuk është zhvillim, është shkatërrim!

Në zemrën e një qyteti me identitet unik historik e kulturor, po ngrihet një përbindësh betoni që dhunon çdo vlerë urbane e muzeale. Qeveria dhe Bashkia Shkodër janë bërë ortake në rrënimin e trashëgimisë sonë, duke i hapur rrugë kaosit ndërtimor, betonizimit dhe modelit katastrofik të Tiranës, që e sjellin në zemër të Shkodrës. Ndërtimi i kullës prej 35 katesh është vetëm akti i parë i asaj që do të pasojë, dhënien pa kriter të lejeve për ndërtime me shumë kate që do të gërvishtin qiellin e Shkodrës, e do ti marrin frymën. Shkodra nuk ka nevojë për kulla gjigande, por për ruajtjen e identitetit, përkujdesje ndaj kulturës dhe respekt ndaj historisë. Por Edi Rama nuk ka si ta dijë, e aq më pak vegla e komanduar nga krimi në Bashkinë Shkodër, Benet Beci, që të vetmin interes kanë atë personal, të grabisin çfarë tu dalë përpara, pa pyetur për kostot. Zëri qytetar su ka interesuar asnjëherë dhe e kanë dëshmuar në çdo akt të ndërmarrë, e nuk ka si tu interesojë as tani, kur kulla në fjalë do të nisë të ndërtohet duke ju ngulur si heshtë zemrës së qytetit. Nëse sot heshtim, nesër Shkodra do të jetë thjesht një kopje e shëmtuar e Tiranës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu