Nga Bardh Spahia

 

Lideri i opozitës Sali Berisha denoncoi sot bashkëpunimin e drejtësisë me qeverinë për të shpëtuar Taulant Ballën, ministrin më të inkriminuar të Edi Ramës.

SPAK-u e di shumë mirë që i ka të kota këto përpjekje për të mos çuar para drejtësisë një nga bashkëpunëtorët e bandave në qeveri. SPAK-u e di më mirë se kushdo se emri i Taulant Ballës nuk del vetëm tek një çështje! Dhe e di po aq mirë se bashkë me të, dekonspirohen edhe të tjerë njerëz të pushtetshëm, veçanërisht në sistemin e drejtësisë, policisë e krejt mazhorancës.

Dosja “Metamorfoza”, me aq pak sa ka dalë, pasi SPAK-u ka vendosur embargon e informacionit, na ka dhënë një mesazh shumë të qartë: Krimi i organizuar ka blerë qeverinë, SPAK-un, vetingun dhe ka hyrë thellë në sistemin e drejtësisë.

Ka vetëm një segment të shoqërisë Shqiptare që krimi nuk e ka blerë. Kjo është Partia Demokratike e Shqipërisë! Një arsye më shumë për të mbështetur opozitën të marrë në dorë fatet e vendit përmes votës së shqiptarëve!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu