Kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia ka inspektuar punimet që po realizohen në shkollën 9-vjecare “Azem Hajdari” që pritet të jetë gati brenda pak javësh. Duke vlerësuar ritmet e punës, ai theksoi se kjo shkollë tashmë do të ofrojë një realitet të ri për mësuesit dhe nxënësit, sipas të gjitha standarteve.
Transformimi i klasave, një sistem ngrohje me kaldajë dhe rikthim në funksionalitet i katit të katërt të shkollës, janë ndërhyrjet e kryera nga ky investim i bashkisë Shkodër.
Krah stafit pedagogjik dhe banorëve Spahia foli për një sërë investimesh të realizuara në një vit nga bashkia.
Kjo shkollë i shtohet institucioneve arsimore të cilat transformohen ne territorin e bashkisë Shkodër duke krijuar kushte bashkëkohore për nxenës e mësues.
statusi Spahise:
Një tjetër shkollë po bëhet gati të presë mësues e nxënës me kushte bashkëkohore. Punimet në shkollën 9-vjeçare “Azem Hajdari” në lagjen Kiras po ecin me ritme të kënaqshme dhe realiteti i ri që krijohet do të jetë sipas të gjitha standarteve.
Klasa moderne, sistem ngrohje me kaldajë dhe rikthim në funksionalitet i katit të katërt të shkollës, duke krijuar më shumë hapësira për zhvillimin e orëve mësimore. Vlerësimet e stafit pedagogjik dhe komunitetit të zonës, me të cilët pata kënaqësinë të zhvilloja këtë inspektim, më japin kënaqësi të dyfishtë për rezultatet e punës që po bëhet. Përtej financave të limituara po kryhen punë cilësore në këtë zonë, ku pas përfundimit të fushës sportive, të rikonstruksionit të ish shkollës veterinare, banesave sociale tek ish konvikti i shkollës veterinare dhe rrugës së “Mëndafshit”, në pak javë do të kemi gati edhe shkollën “Azem Hajdari”.