Ballina Analiza dhe Komente Spahia: Erdhi duke trumbetuar transparencë, por Benet Beci po fshihet si “struci”

Spahia: Erdhi duke trumbetuar transparencë, por Benet Beci po fshihet si “struci”

Erdhi duke trumbetuar transparencë, në një bashki që shquhej për transparencë dhe llogaridhënie, por po fshihet si “struci” pas artificave që bashkëpunëtorët e tij duan t’i japin ligjit dhe rregullores. Modeli i shëmtuar që po ndërton në këshillin bashkiak të Shkodrës, kryetari i bandave Benet Beci nën shembullin e Edi Ramës, është një nga precedentët më të rëndë që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në këto 30 vite në Shkodër. Një kryebashkiak që i fshihet bashkëqytetarëve të tij dhe këshilltarëve të zgjedhur nga vota qytetare!
Përse ka frikë të ballafaqohet publikisht Benet Beci? Çfarë e tremb të flasë për largimet nga puna dhe lënien pa të ardhura të dhjetra familjeve? Kush janë interesat okulte (përveç atyre të patronit të tij Rama) që përfaqëson njeriu i lidhur me krimin dhe bandat në Bashkinë Shkodër që sot ju fshihet këshilltarëve bashkiak dhe qytetarëve?
Modeli që ai prezanton sot nuk është asgjë më shumë se fytyra e vërtetë e njeriut që fshihet pas të tjerëve, që përgjegjesinë, llogaridhënien dhe transparencën i ka tmerr. Sepse ai udhëhiqet vetëm nga një parim, “KÇK-ja” e pushtetit që e ka karakterizuar gjatë të gjithë këtyre viteve ku ka drejtuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks