Me banorët e lagjes nr.3 në qytetin e Shkodrës e zhvilloi takimin e radhës kryebashkiaku Bardh Spahia, njëherësh kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 Majit. Gjatë fjalës së tij ai theksoi faktin se betejat elektorale asnjëherë nuk kanë qënë të lehta përballë mazhorancës që ka përdorur cdo instrument të jashtëligjshëm për të tjetërsuar vullnetin e shkodranëve, por që asnjëherë nuk ja ka dalë. “Asgjë nuk mund ta mposhtë shpirtin e lirisë dhe demokracisë që kanë shkodranët”, tha Spahia.

Një përgjigje Spahia e kishte edhe për përfaqësuesit e qeverisë, që fushatën e kanë ndërtuar mbi modelin se investimet në Shkodër janë penguar nga bashkia?

Gjatë bashkëbisedimit me banorët, duke përmendur investimet e kryera dhe projektet për vazhdimësinë, Spahia shpalosi vizionin e tij për drejtimin e Shkodrës në 4 vitet në vijim.

Një mbështetje e treguar në vazhdimësi për partinë demokratike nga kjo lagje, edhe këtë herë banorët shprehen bindjen se fitorja do të jetë edhe më e thellë në 14 Maj e kandidatit Bardh Spahia dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

https://we.tl/t-PaIdKWDkOi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu