Deputeti i zgjedhur i PD në qarkun Shkodër, Bardh Spahia, ka reaguar lidhur me mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm, duke akuzuar qeverinë për mashtrime të përsëritura dhe keqpërdorim fondesh publike.

Statusi Spahise:

Pas premtimit në çdo fushatë elektorale,

pas 12 vitesh, pas qindra projektesh, pas qindra kantieresh dhe pas qindra milionë eurosh të vjedhura në emër të furnizimit me ujë, së shpejti mashtruesi më i pafytyrë do “ndërmarrë” një hap për ujin!

Fjalë e rrenë ka sa herë hap gojën.

Mbase ka ndonjë shqiptar ndokund në Shqipëri ujë të pijshëm ose të papijshëm 24 orë dhe nuk e di unë!

Po SPAK pse nuk vepron kur projektet dhe kantieret janë hapur, lekët janë vjedhur por ujë nuk ka akoma?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu