Ditën e sotme është shpallur zi kombëtare në vendin tonë për shkak të tragjedisë në Greqi ku humbën jetën 57 persona, pas përplasjes së dy trenave.
Mes viktimave ishin dhe 5 shqiptarë.
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka në një postim në Facebook shprehu ngushëllimet për jetët e humbura e sidomos për viktimat shqiptare.
“Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Greqi.
Kaq shumë jetë të prera në mes kaq papritur e në mënyrë kaq tragjike!
Në këtë ditë zije një lutje e veçantë shkon për familjarët e 6 bashkëkombësve tanë që humbën jetën në këtë aksident:
Klaudia Lato
Ifigjenia Micka
Erieta Molko
Ioanis Xhiollas
Denis Ruçi
Pavlin Bozo