Brenda pak orësh pritet të marrë fund pritja dhe do të zbulohet se kush do të jetë kreu i ri i SPAK që do të zëvendësojë në këtë detyrë Arben Krajën. Në garë janë Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili. Në sallë janë edhe përfaqësues të misioneve ndërkombëtare dhe përfaqësues të ambasadës Amerikane.
I pari që u intervistua nga KLP-ja ishte Adnan Xholi i cili tha se ai do të çojë para drejtësisë zyrtarë jo mbi bazën e opinioneve, por mbi bazën e fakteve. E në të njëjtën linjë ishte dhe prokurori Altin Dumani, i cili tha se në punën e tij nuk kanë shumë rëndësi emrat, por faktet. Tashmë në pyetje po merret i fundit kandidat Edvin Kondili.
Ndërkohë mungon 1 nga 11 anëtarët e KLP që duhet të votojnë për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK. 11 anëtarët e KLP-së që duhet të votojnë për zgjedhjen e kreut të SPAK janë Alfred Balla, Tartar Bazaj, Arta Mandro, Bujar Sheshi, Eloida Goxhi, Ledina Riza, Mirela Bogdani, Nurihan Seiti, Sokol Stojani dhe Zeqir Hoda. Arben Kraja, përmes një mesazhi në Twitter i ka uruar sukses 3 kandidatëve duke shtuar se Prokuroria e Posaçme do vazhdojë të përmbushë detyrimet ligjore me efektivitet dhe më të lartë. Kandidati për kreun e ri të SPAK, Altin Dumani është pyetur gjatë prezantimit të platformës së tij në KLP edhe për arsyet e vendimit për të rikandiduar. “Nuk ishte vendim i lehtë për tu futur në garë. Pavarësisht rezultati që pata, shifrat që unë përmendja por edhe të dhëna të tjera flasin qartë se nuk u dekurajova asnjë ditë, pro kam punuar edhe më shumë i motivuar. Më kanë nxitur shumë prokurorët me të cilët punoj. Më kanë nxitur kolegët dhe më kanë inkurajuar të bëhem pjesë e garës.’- u shpreh Dumani. Kandidati për kryetar i SPAK, Altin Dumani është pyetur për punën e këtij organi këto vite, ku tha se është krijuar një bazë e mirë për të luftuar krimin e organizuar. Dumani tha se ka shenja si dhe indicie se është e aftë që të përballet me krimin e organizuar si dhe zyrtarë të nivelit të lartë. “Të arrish në përfundim për një institucion që ka 3 vite punë është shumë shpejt. Duhet të marrësh në konsideratë edhe rrethanat që e kanë shoqëruar për këto vite. Një vit kemi punuar pa zyra. Vitet e punës së SPAK kanë krijuar një bazë të mirë për të krijuar një luftë më agresive dhe e them këtë me fakte. Kjo prokurori e posaçme megjithëse në kushte të vështira pak penalizuar gjyqtarë të nivelit të lartë dhe prokurorisë si dhe grupe të krimit të organizuar që para tre vitesh as nuk mendohej se mund të ndëshkoheshin. Ka dhënë shenja indicie se është e aftë të përballet, pavarësisht nivelit të zyrtarit që kemi përballë, apo organizatës kriminale. Është në gjendje ta bëj ndryshimin. Ju thash është mision. Unë kam në mendjen time gjëra tjera, pro duhet marrë në konsideratë të gjitha. Kemi një prokuroi të plotë.’- tha Dumani.
Kandidati për kreun e ri të SPAK, Adnan Xholi gjatë prezantimit të platformës për të marrë drejtimin e organit të akuzës, u pyet nëse do të arrestojë zyrtarë të lartë. Xholi tha se para drejtësisë do të shkojnë ato zyrtar për të cilët ka prova se janë të përfshirë në një aktivitet kriminal. Duke qenë se që nga shtatori kam nisur punën pranë asaj strukture kam qenë edhe shumë vite të tjera pranë së njëjtës godinë por me emër të ndryshuar. Nëse do kemi prova të tilla të cila vënë para dyshimeve se një zyrtar i lartë është i përfshirë në një aktivitet kriminal nuk do i shpëtojë kthetrave të BKH-së, po jo me opinione dhe fjalë boshe, duhet të mblidhen provat dhe të bëhen hetim sa më cilësore. Struktura është krijuar falë vullnetit politik, pikërisht për të goditur korrupsionin e niveleve të larta dhe krimin e organizuar. Jemi një strukturë që paguhemi një lloj sa gjithë të tjerët. Shtesat në vjetërsi apo shtesat që ne kemi hequr dorë nga privatësia rrit këtë pagë.- tha Xholi.






