Sot besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin. Mijëra besimtarë u mblodhën mëngjesin e së premtes në sheshet dhe xhamitë e vendit për të falur namazin. Në Tiranë, mijëra besimtarë u mblodhën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dhe ceremonia nisi në orën  06:15.

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu mbajti një fjalim, i cili teksa uroi festën, theksoi edhe rëndësinë e unitetit, dashurisë për njëri-tjetrin dhe ndihmës për ata që janë në nevojë. Ai u shpreh se sot është një festë e dyfishtë, pasi Kurban Bajrami përkon me një ditë të rëndësishme si ajo e xhumasë.

“Si rrallëherë, sot bashkohet dita më e bukur e javës, e xhumasë, me ditën më të bukur të vitit, atë të Kurban Bajramit, një gëzim i dyfishtë.”, u shpreh Spahiu duke uruar paqe, begati e mirësi.

Kjo ditë, tha Spahiu, duhet të shihet si një dritë shprese në një kohë kur po përballemi me sfida ekonomike, sociale dhe shpirtërore. “Le të mos e shohim si ditë pushimi dhe konsumi por si ditë adhurimi, ashtu siç është vërtetë, si mundësi për të rindërtuar lidhjet tona me zotin dhe njëri-tjetrin. “, tha Spahiu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu