Pas 331 ditësh izolim shtëpiak, Sali Berisha rifitoi lirinë. Menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Posaçme, Berisha doli nga shtëpia dhe shkoli në selinë e PD-së, ku u prit me brohoritje nga qindra mbështetës demokratë.

Berisha: U krye edhe kjo punë! Sot nuk fitoi Sali Berisha. Sot ka fituar e vërteta. Sot ka fituar ligji dhe Kushtetuta!

Të dashur miq.
U krye dhe kjo!
Piramida me e madhe e mashtrimit në historinë e drejtësisë europiane të pas Luftës së Dytë Botërore mori sot goditjen më fatale! Përshëndes çdo shqiptar me mirënjohjen më të madhe. Sot, Shqipëria u ndriçua nga rrezet e para të rikthimit të pandalshëm të demokracisë! Sot është dita kur monstrat e demokracisë, Edi Rama dhe Xhorxh Soros dështuan përfundimisht. Dështuan në tentativën e tyre për të shkatërruar opozitën shqiptare në grushtin e shtetit që i bënë ndaj saj. Sot, ne së bashku, sakrifica e 330 ditëve, nundi i 3 viteve, triumfiu dhe u shpërblye. Ne qëndruam, qëndruam dhe vetëm qëndruam për të vërteten dhe vlerat që besojmë. Mbas një kohe të gjatë që Shqipëria nuk sheh një ditë të mirë. Mbas një kohe të gjatë, që Shqipëria është zhytur në errësirë. Sot është një ditë e mirë për shqiptarët. Sot është një ditë e mirë për opozitarët. Një ditë shprese.
Por sot, është një ditë e mirë edhe për ata që nuk janë opozitarë. Sot është një ditë e mirë edhe për kundërshtarët e opozitës. Sepse sot nuk fitoi Sali Berisha. Sot ka fituar e vërteta.
Sot ka fituar ligji dhe Kushtetuta! Sot ka fituar Shqipëria!

Përshëndes çdo shqiptar me mirënjohjen më të madhe, sot Shqipëria u ndriçua nga rrezet e para të rikthimit të pandalshëm të demokracisë. Sot  është dita kur monstrat e demokracisë Edi Rama dhe Xhorxh Soros dështuan përfundimisht, dështuan në tentativën e tyre për të shkatërruar opozitën shqiptare me grushtin e shtetit që i bënë asaj. Sot ne së bashku, sakrifica e 330 ditëve, mundi i tre vitete triumfoi dhe u shpërblye. Ne qëndruam dhe vetëm qëndruam për të vërtetën, për vlerat që besojmë. Pas një kohe të gjatë që Shqipëria nuk sheh një ditë të mirë, pas një kohe të gjatë që Shqipëria është e zhytyr në errësirë. Sot është një ditë e mirë për shqiptarët, për opozitarët. Sot është një ditë e mirë edhe për kundërshtarët e opozitës, sot nuk fitoi Berisha, sot fitoi e vërteta, fitoi Shqipëria. Unë kam thyer rekordin tim për numrin e fjalimeve. 330 të tilla. Tani e tutje veprimi do te jetë kryefjala e Sali Berishës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu