26 vjet më parë me 24 mars 1999, NATO nisi bombardimet për të ndaluar gjenocidin e kundër popullit të Kosovës. Pas refuzimit të palës serbe për të nënshkruar Marrëveshjen e Rambujes, e cila kishte si qëllim zgjidhjen paqësore të konfliktit ndodhi ajo që ishte paralajmëruar – bombardimi i Serbisë.

Gjithçka nisi në orën 19:45, kur avionet e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve strategjike te ushtrise serbe.

Bombardimet u ndërprenë më 10 qershor të vitit 1999 me miratimin e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Sulmet ajrore të Aleancës Veri Atlantike bënë të mundur kthimin në shtëpi të më shumë se 800.000 refugjatëve kosovar të zhvendosur brenda dhe jashtë Kosovës.

Arsyet e ndërhyrjes së NATO-s ishin shpërngulja dhe dëbimi me dhunë e popullsisë civile shqiptare dhe spastrimi etnik që po kryhej nga regjimi i Sllobodan Millosheviçit.

Moment vendimtar që solli ndërgjegjësimin e faktorit ndërkombëtar ishte masakra e Reçakut, më 15 janar, 1999, ku 45 civilë të pafajshëm shqiptarë u vranë nga forcat policore-ushtarake serbe.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se 26 vjet pas bombardimeve të NATO-s mbi caqet policore e ushtarake në ish-Jugosllavi, Kosova ec “krenare, sovrane dhe e palëkundur drejt të ardhmes më të ndritur”.

“Dita kur aleatët e NATO-s u ngritën kundër së keqes, për ta mbrojtur një popull që po luftonte për ekzistencë, i rrezikuar nga regjimi gjenocidal i Serbisë. Ishte dita kur ndaj errësirës triumfoi drita e shpresës”, shkroi ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu