Basti i socialistëve është që të marrin Shkodrën në 14 maj, mirëpo sondazhi i Piepolit nuk jep një rezultat optimist për kampin rozë. Bardh Spahia është në avantazh krahasuar me kandidatin e socialistëve, Benet Beci. Nëse shkodranët do të votonin sot deri 62% do i jepnin Bardh Spahisë, kandidati të koalicionit Berisha Meta. E ndërsa për Benet Becin do të votonin 38-42% e shkodranëve.
Në sondazhin e bërë nga Piepoli në bashkëpunim me Report Tv, 66% e qytetarëve në Shkodër kanë vlerësuar punën e bërë nga Bardh Spahia. Më konkretisht 57% thonë se ka bërë punë pozitive ndërkohë që 9% thonë ‘shumë poztive’. 34% nuk janë të kënaqur me 31% që thonë se e vlerësojnë negativisht dhe 3% shumë negativisht. Spahia mori mandatin në zgjedhjet e 6 marsit dhe për këtë periudhë kohore shkodranët e kanë gjykuar pozitive punën e tij.
Nuk ka asnjë dyshim. Shqiptarët janë një popull që të gjithë duan ta hedhin votën në kutinë e votimit. Shifrat këtë kanë treguar historikisht dhe nuk kanë bërë përjashtim as këto zgjedhje. 96% e shkodranëve të pyetur nga Instituti Piepoli për sondazhin në bashkëpunim me Report Tv kanë treguar se do të shkojnë të votojnë. Mirëpo theksojmë duke pasur parasysh se në listat zgjedhore të Shqipërisë një përqindje e madhe janë emigrantë rezidentë të përhershëm në botë, atëherë një projeksion i Institutit Piepoli parashikon që në zgjedhje në Shkodër të marrin pjesë 64-68%
Agron Çela ka braktisur Partinë e Lirisë dhe i është bashkuar socialistëve këtë 14 maj, mirëpo shkodranët janë të mendimit që një lëvizje e tillë nuk do të influencojë aspak në rezultatin elektoral. Më konkretisht 48% kanë votuar se “nuk do të influencojë aspak”. Nga ana tjetër, 23% janë shprehur se do të influencojë shumë në favor të PS, ndërsa 17% thonë se do të influencojë pak te socialistët. Ka edhe nga ata, e më konkretisht 8% që shprehen se kalimi i Çelës nga partia e Ilir Metës me Edi Ramën, mund ta dëmtojë PS.
Qëndrimin e mbajtur nga qeveria në qytetin e Shkodrës, shkodranët e kanë vlerësuar si shumë negative. Më konkretisht në sondazhin e bërë nga instituti Italian Piepoli në bashkëpunim me Report Tv, pyetur “si e gjykoni investimet e bëra në territorin e Bashkisë suaj nga qeveria”, 73% kanë votuar negativisht (57% negativisht dhe 16% shumë negativisht) dhe vetëm 26% e kanë gjykuar si pozitive. Ndërkohë që vihet re një përindja zero për ata që vlerësojnë ‘shumë pozitivisht’.