Ballina Analiza dhe Komente Socialistet i “presin krahet” Edona Bilalit, nisin nderrimet e drejtorëve! Prurjet e reja...

Socialistet i “presin krahet” Edona Bilalit, nisin nderrimet e drejtorëve! Prurjet e reja edhe nga radhët e PL

Prag zgjedhjet e 14 Majit dhe konfigurimi i ri politik qe pesoi e majta ne Shkoder me afrimin e deputetit Agron Çela nga radhet e PL tek PS, do ti japin nje tjeter “fytyre” edhe drejtorive rajonale ne Shkoder. Ajo qe perflitej prej muajsh do te zbatohet kete fillim viti, ku kokat e para qe “priten” jane drejtoret e emeruar nga ish drejtuesja politike Edona Bilali. Newspower.al ka mesuar se fortuna ka nisur me spitalin rajonal, per tu pasuar me Kadastren, OSHEE, Drejtorine e shfrytezimit te automjeteve, Tatimet dhe Zyren e Punes. Jane levizje qe do te kryhen te plota brenda pak ditesh, ku kete here emrat e rinj do te merrin “bekimin” e ministres Elisa Spiropali dhe deputeteve Çela e Beci. Te njejtat burime bejne me dije se nje pjese e emrave qe po diskutohen per te zene keto poste vijne nga radhet e PL, qe se fundmi me deputetin Çela ju bashkuan partise socialiste. Keto ndryshime levizin te gjithe strukturen aktuale te PS dhe i japin nje tjeter rrjedhe zhvillimeve brenda te majtes. Newspower.al ka mesuar gjithashtu se mes emrave te propozuar per keto poste jane rikthime ne keto institucione apo edhe ne emra qe me heret kane qene titullar te drejtorive te rendesishme ne Shkoder. Mbetet per tu pare cili do te jete rezultati i tyre ne Shkoder dhe ndikimi qe ka tashme si hyrje e re ne PS deputeti Çela. Goditja qe merr ne krahun tjeter Edona Bilali me dakortesine edhe te drejtuesve te larte te PS, deshmon nxjerrjen jashte loje te saj nga organizimi i ri politik i kesaj force ne kryeqendren e veriut. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks