Ballina Aktualitet Soba me dru i vë flakën banesës, vdes 82 vjeçari

Soba me dru i vë flakën banesës, vdes 82 vjeçari

Një banesë është djegur gjatë natës në Kukës duke shkaktuar vdekjen e një 82 vjecari që jetonte aty.

“Më datë 28.10.2022, rreth orës 02:40, në afërsi të liqenit të Kukësit, ka rënë zjarr në një godinë  dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Sh. K., 82 vjeç, i cili banonte në këtë godinë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e lënies ndezur gjatë natës e sobës me dru zjarri,” njoftoi policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryen të gjitha veprimet proceduriale për sqarimin e  plotë të rrethanave të  ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks