Teksa i përgjigjej akuzave të opozitës për mbetjet e Kurum, Edi Rama ka replikuar me kreun e grupit të PD Gazment Bardhin, duke i thënë se akuzat e tij janë të pabazuara.

“Nuk e di a ju ndodh dhe ju e njëjta gjë, por mua më doli malli për të shkretin Lul, tutorit të mëparshëm të këtij figurës që foli dhe besoj që të gjithë ata që e ndoqën e panë se ku është dallimi i madh midis nesh që flasim me fakte dhe këtyre që s’dinë çfarë flasin.

Thashë në fillim, përgjatë dhe në fund që këto mallra, me këto emra nuk kategorizohen tek mbetjet e rrezikshme.

E dëgjuat reagimin e reaguesit të gjetur në konfuzionin e ekspertizës së tij, se unë ekspert nuk jam dhe për këtë arsye mësoj duke ulur kokën të lexoj dhe patjetër të dëgjoj nga ekspertet. Kurse zotëria e pret ekspertizën me gojën hapur dhe kokën lartë, i futet dhe ekspertiza në gojë nga lartë, e rrotullon nëpër gojë ekspertizën gjerë edhe gjatë dhe vjen ta pështyjë këtu. Se flet zotëria për kush jam unë, e kush është zotëria për fjalët që kemi thënë, por nëse unë nuk gaboj është zotëria që tha: po erdhi Saliu me Flamurin në godinë, unë do iki nga politika. Nuk iku nga politika, iku nga godina bashkë me Flamurin për të mbajtur kokën lartë e për të parë Saliun.

Kështu që është problem i madh, shumë problem i madh dhe problemin më të madh këtu e ka ai që është në kat të tetë që nuk ngeli balerinë pa i shkuar atje te parvazi e pa i thënë ma lër mua ta tund belin për ty”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu