Në Shkoder u zhvillua takimi i tretë i projektit ndërkombëtar SMARTMOBAIR, një iniciativë e financuar nga Programi Interreg ADRION IPA III dhe Bashkimi Europian, që synon forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit Adriatik-Jonian në fushën e transportit të qëndrueshëm.

Takimi, i organizuar nga Këshilli i Qarkut Shkodër në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Transportit, mblodhi përfaqësues të institucioneve vendore, operatorë të transportit publik e privat, si dhe ekspertë teknikë e akademikë. Qëllimi kryesor ishte prezantimi i versionit të përditësuar të pilotit SMARTMOBAIR dhe diskutimi mbi fazën e analizës së implementimit të sistemit për numërimin automatik të pasagjerëve në transportin publik urban.

Projekti SMARTMOBAIR synon zhvillimin e zgjidhjeve digjitale për monitorimin e trafikut, përdorimin e të dhënave të mobilitetit në planifikimin urban dhe nxitjen e transportit të qëndrueshëm në nivel lokal e rajonal.

Në Shkodër, projekti po zbatohet duke testuar një linjë urbane pilot të pajisur me teknologji moderne për mbledhjen e të dhënave. Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për ndërtimin e një modeli të qëndrueshëm të menaxhimit të transportit publik dhe u dakordësuan për hapat e mëtejshëm në përmirësimin e fazës pilot, përmes analizave teknike dhe feedback-ut institucional.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu