Ballina Kronike Skenë si në filma në Lezhë! Makina grabitet në parkim, kapet autori...

Skenë si në filma në Lezhë! Makina grabitet në parkim, kapet autori pas ndjekjes në superstradë

Një ngjarje si në filma ndodhi këtë mbrëmje në Lezhë, pranë një lavazhi në dalje të qytetit.

Një automjet u vodh vetëm pak minuta pasi drejtuesi e kishte lënë të parkuar.

Shoferi, që mbeti i habitur kur nuk e pa më makinën, njoftoi menjëherë policinë. Uniformat blu reaguan me shpejtësi, nisën ndjekjen dhe ngritën postblloqe në disa akse rrugore.

Pas një operacioni të shpejtë, policia arriti të lokalizojë dhe ndalojë automjetin e vjedhur në superstradën Lezhë-Milot, pranë fshatit Gajush. Autori u kap në flagrancë dhe u shoqërua në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.

Hetimet vijojnë për të zbuluar mënyrën se si u krye vjedhja dhe nëse personi i arrestuar ka qenë i përfshirë edhe në raste të tjera të ngjashme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks