Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi një takim në Shkodër me drejtuesit rajonalë të bujqësisë dhe veterinarisë, për të sqaruar fermerët mbi aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve në bujqësi, e cila garanton mbështetje financiare 15 milion euro për fermerët në të gjithë vendin. Denaj bëri të ditur se, aplikimet për skemën kanë nisur më 30 shtator dhe përfundojnë më 8 nëntor.
Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci, deklaroi se bashkia do të jetë në mbështetje të fermerëve për lehtësimin e procedurave që varen nga pushteti vendor me qëllim që Shkodra të ketë edhe numrin më të lartë të përfituesve nga kjo skemë kombëtare.
Aplikimet për këtë skemë kanë nisur më 1 tetor on-line në Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural dhe aplikantët e rregullt mund të fillojnë edhe këtë vit menjëherë nga pagesat me 30% të investimit grant.