Teksa ka nisur aplikimin i Kartës Ushqimore për efektivët e policisë, një nisëm e ish Ministrit Taulant Balla. Uniformat Blu janë përballur me një situatë të pazakontë në terren.

Ata nuk lejohen të përzgjedhin produkte ushqimore, por detyrohen të marrin ushqime të cilat përzgjidhen nga stafi i supermarketeve.

Në kartat e policëve është disbursuar vlera prej 100 euro, ndërsa kjo situatë ka krijuar pakënaqësi të cilat kreu aktual i Policisë i rekomandon vartësve tu tregojnë shitësve udhëzimin!

WebLajm.com ka siguruar sms e zv.Bizhga ndaj Kolegëve ku ai kërkon që kur të shkojnë për të blerë të kenë me vete dhe udhëzimin. Ajo që mbetet e paqartë nga ky mesazh është se si do munden efektivët që paraqiten si klient tu tregojnë shitësve (kasiereve) udhëzimin kur ata varen nga biznesi dhe jo nga policia e shtetit./weblajm

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu