Ballina Aktualitet Skandali me videon erotike, SPAK e OPGJ hetime në bashkinë Kukës, verifikon...

Skandali me videon erotike, SPAK e OPGJ hetime në bashkinë Kukës, verifikon pamjet filmike


Prej së premtes prokurorët e SPAK dhe OPGJ kanë zhvilluar hetime në bashkinë e kukësit për të verifikuar të dhënat e përfituara nga video ku kryebashkiaku është filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale. Mësohet se është realizuar edhe ekspertiza ligjore e pamjeve filmike që u shfaqën në rrjetet sociale si dhe është marrë pamja e zyrës së Safet Gjicit.

Nga një inspektim i thjeshtë që oficerët e BKH-së kanë kryer në bashkinë e Kukësit, rezulton se ambjentet janë të njëjta, dhe bëhet fjalë se videoja është regjistruar në zyrën personale të Kryetarit të Bashkisë.

Njëherësh, oficerët e BKH-së kanë tërhequr dhe pamjet filmike të kësaj bashkie, ku dukshëm dallohet vajza që shfaqet në regjistrim, e cila ka shkuar paditen e 6 qershorit në ambjentet e bashkisë dhe ka hyrë në zyrën e kryebashkiakut.

Janë evidentuar gjithashtu dhe momentet kur ajo ka dalë e më tej ka qëndruar në ambjentet e një kafeneje. SPAK dhe BKH-ja,kanë sekuestruar disa pamje filmike të bizneseve në Kukës, ku shfaqet silueta e saj me persona të tjerë dhe në shoqërinë e kryebashkiakut të Kukësit.

40-vjeçaria dhe vetë Safet Gjici, kanë pranuar marëdhënien seksuale që kanë pasur me njëri-tjetrin, ndërsa e gjitha është kryer në ambjentet e institucionit shtetëror.

Pritet që SPAK, të rimarë sërisht në pyetje vajzën, për të mësuar mbi detajet dhe motivet e filmimit të skenës por dhe transferimit të videos në persona të tretë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks