Ballina Analiza dhe Komente Skandali me portalet qeveritare/ 3 vite në pritje për një specialiste “mami”...

Skandali me portalet qeveritare/ 3 vite në pritje për një specialiste “mami” në Obot, asnjë përgjigje për vajzën e re

Nga Eliona Shkreli

Ne permbytjet e 2010-2011 kam pare rastin e nje gruaje shtatzene e cila u desh te transportohej ne varke per ne spitalin e Shkodres sepse I kishte ardhur koha e lindjes dhe Oboti (fshati nga ishte gruaja) ishte I izoluar dhe qendra shendetesore nuk kishte nje mami’ qe te kryente procesin ne fshat ne ato kohe aq te veshtira.

Sot Oboti ka nje mami’ te shkolluar dhe te licensuar, e cila prej 3 vitesh aplikon tek portali I famshem I qeverise per t’u punesuar por nuk ia “var” askush.
Po ku jane politikat shendetesore qeveritare? Po pse, vetem qyteti ka nevoje per specialiste? A thua ka nevoje Oboti edhe per nje mami’ ne kohe permbytjesh te cilat tashme jane bere te çdovitshme dhe fshati Obot eshte I pari qe izolohet totalisht?

Prej 40 vitesh Oboti nuk ka nje specialiste mami’ sepse askush prej asaj zone nuk ka kryer studimet ne kete dege. Dhe sot, pas 40 vitesh, edhe pse vendi I punes eshte bosh, institucioni i Shendetit Publik “sorollat” neper portale te liçensuarit dhe nuk I puneson…
Nje fjale e urte thote “ç’e do gjurmen kur ke ujkun”, pse kerkoni ne portale aspak efektive (sipas meje) kur nje mamie te profilizuar dhe te liçensuar e keni pikerisht ne Obot, aty ku me shume se kurre duhet nje specialiste e tille?

Marçelina Luani ka 3 vite qe kerkon pozicionin e punes, por institucionet pergjegjese anashkalojne edhe nevojat qe njerezit kane duke u treguar indiferente jo vetem me specialistet por edhe me vete banoret. Jo vetem qytetit ka nevoja, ka edhe fshati, madje, me shume se kurre!

I bej thirrje edhe deputeteve te Shkodres, te te dyja kraheve, te jene me te ndjeshem ndaj problematikave qe banoret kane. Ata nuk kane nevoje te shkoni e te beni foto me ta kur permbyten, ata kane nevoje per konkretizime dhe zgjidhje, te cilat jane te mundura kur vullneti eshte I mire!

P.S Sot fshati Obot ka 3 gra shtatzena, njera prej te cilave ne muajin e 9-te. A do te ishte luks per keto nena ne pritje, te kene te drejten e nje mamie ne fshatin e tyre?

ShendetesiaShqiptare #ProfesionisteKaPorSkaVullnet

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks