Një skandal i rëndë po shënohet këto ditë në Shkodër, ku punimet në Qëndrën Historike, rruga Kolë Idromeno, po zhvillohen pa asnjë leje dhe në objekte të cilat janë shpallur monumente kulture. Ky akt shkelje ka nxitur shqetësime të mëdha në radhët e ekspertëve dhe qytetarëve të qytetit, por, për çudi, institucionet përgjegjëse, si Ministria e Kulturës, Drejtoria e Trashëgimisë Kulturore dhe Bashkia e Shkodrës, kanë qëndruar të heshtura dhe inaktive.
Zonat e mbrojtura dhe objektet monumente kulture janë të rëndësishme jo vetëm për ruajtjen e identitetit historik dhe kulturor të vendit, por edhe për zhvillimin e turizmit. Mirëpo, pamundësia për të ndërhyrë në mënyrë të duhur dhe ndalimi i punimeve pa leje tregon një mungesë të theksuar kontrolli dhe përgjegjësie nga ana e institucioneve shtetërore dhe lokale. Në një kohë kur qytetarët kërkojnë mbrojtjen e vlerave historike dhe kulturore, heshtja e institucioneve përgjegjëse është një dëshmi e dështimit të politikave dhe mangësive në menaxhimin e pasurive kulturore të vendit.
Ky skandal kërkon një reagim të menjëhershëm dhe veprim të koordinuar nga të gjitha institucionet përgjegjëse për të ndaluar shkatërrimin e trashëgimisë dhe për të siguruar respektimin e ligjeve të vendit. Me shqetësim ka reaguar mbi këtë fenomen edhe ish zv/ ministrit i kulturës Zef Çuni, arkitekt i njohur që éshtë marrë me këto zona.
Statusi i ish zv/ministrit të Kulturës Zef Çuni:
ME LEJE TE KUJT PUNOHET NE QENDREN HISTORIKE TE SHKODRES, MONUMENT KULTURE I KATEGORISE SE PARE ? PA TABELA TREGUESE, PA RRJETA MBROJTESE, DUKE RREZIKUAR JETEN E PUNETOREVE DHE KALIMTAREVE. KU ESHTE DRTK DHE INSPEKTORIATI I NDERTIMIT .