Ballina Analiza dhe Komente Skandali i ministrisë së shëndetësisë / Propagandë me Tetorin Rozë dhe mamografinë...

Skandali i ministrisë së shëndetësisë / Propagandë me Tetorin Rozë dhe mamografinë e lëvizshme


Ndersa ndodhemi ne muajin e ndergjegjesimit per kancerin e gjirit, tetori roze po shenohet me skandale nga ministria e shendetesise dhe institucionet e varesise. Gjate dites se merkure ndersa ishte njoftuar shkuarja e mamografise se Levizshme ne qendren shendetesore Vau Dejes, çuditerisht interesit te grave, sherbimi nuk ju pergjigjej. Madje eshte shkuar deri aty sa grate liheshin te prisnin me 3-4 ore ne radhe, e duke i kthyer pas pa e kryer ekzaminimin. Pajisja sipas specialisteve nuk perballon me shume se 15 depistime per shkak te ngrohjes se tepert! Absurde, qesharake, tallese dhe madje vrastare kjo pergjigje. Ministria e shendetesise dhe shteti punojne per fasada dhe asgje me shume, ndersa mbushin rrjetet sociale me propagande. Grate e Vau Dejesit te cilat ishin prezente ne kete skene te sotme kane denoncuar ne newspower.al duke kerkuar qe te behet publike kjo tallje me to. Te parashikosh propagande me semundjen vdekjeprurese dhe te ecesh me lista te gatshme sa per te thene, ky eshte paradoksi i shendetesise falas ne Shqiperi. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks