Përdorimi i figurave kombëtare apo personaliteteve, në jo pak raste ndodh që të bëhet nga kompani të ndryshme për qellime përfitimi. Ky lloj marketingu shkon deri në ekstreme dhe shfaqje të shemtuara, sic është rasti më i fundit i kompanise “LUFRA” që figurën e shenjtores shqiptare Nënë Tereza apo heronjtë kombëtarë e personalitete si: Teuta, Gjergj Kastrioti Skendërbeu, Ismail Qemali, Shote Galica e Adem Jashari i përdor për të reklamuar kosin, dhallën apo produkte të tjera. Karton letre që sapo konsumohen hidhen në mbeturina. Sepse për këto kompani aq vlerë kanë këto personalitete të kombit. E në fakt do të duhet që kisha katolike së pari të reagojë me forcë që figura e shenjtores shqiptare të mos përdhoset në këtë formë, e i gjithë kombi të bojkotojë këto kompani që shkojnë në të tilla ekstreme. Nëse “LUFRA” do të nderojë këto personalitete mund të financojë ndërtimin e një busti, mirëmbajtjen e një rruge që mban emrin e tyre, të ndihmojë familje të varfëra, apo të dhurojë për institucionet sociale që kujdesen për shtresat vulnerabel. Atëhere i shërben kombit dhe nderon këto figura të kombit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu