Opozita vijon të pengojë mazhorancën për të zhvilluar punimet normale në Kuvend.

Pas pengesave të seancave plenare, deputetët e opozitës, edhe pse të përjashtuar, janë futur në Kryesinë e Kuvendit dhe nuk kanë lejuar mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Një vazo me lule është rrëzuar në hyrje të sallës ku do të mbahet Konferenca e Kryetarëve. Po ashtu mësohet se deputetët e PD-se nuk kanë lejuar ministrin e Financave, Mete që të futet në mbledhje.

PD bllokoj sallën e Konferencës së Kryetarëve dhe nuk lejoj të zhvillohet mbledhja. PS tentoi ta bëjë mbeldhjen në salla të tjera, por sërish PD nuk e lejon. Në fund tentuan të mblidhen tek zyra e Nikolles dhe aty nuk i lejuan. Deputetët e opozitës kanë vendosur që veprimtaria parlamentare të bllokohet deri në momentin kur mazhoranca të plotësojë kërkesat e tyre siç janë komisionet hetimore si dhe ndryshimi i anëtarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu