Qeveria i ka thënë jo votimit elektronik edhe në 7 bashki të tjera për zgjedhjet e ardhshme vendore pasi Ministria e Financave ka parashikuar vetëm 15 milionë euro për të përballuar koston e lokaleve të vitit 2023. 

Drejtuesi i KQZ në shkresën drejtuar ekzekutivit ka kërkuar 37 mln euro për t’i dhënë mundësi qytetarëve në bashkitë e mëdha në vend, që të votojnë në mënyrë elektronikë për kryebashkiakun e tyre. Por nga fondi i paraqitur në projektbuxhetin për vitin 2023 Ministria e Financave nuk i ka plotësuar pritshmëritë e KQZ duke e lënë pezull çështjen e teknologjisë në zgjedhje.

Sipas burimeve nga KQZ, 15 mln euro nuk i japin mundësi këtij institucioni që të parashikojë votime elektronike në asnjë bashki, pasi paratë e vendosura në dispozicion janë të pamjaftueshme. 

Me këtë fond, sipas Komisionit mund të përballohet vetëm një proces tradicional, votim dhe numërim me fletë, pasi shpenzimet e shtuara për mirëmbajtjen e pajisjeve të identifikimit elektronik, kamerat e vendosura në çdo qendër votimi, materialet zgjedhore dhe paga për administratën nuk i japin mundëi kryekomisionerit për të manovruar elektronikisht.

Edhe pse Celibashi ka edhe një mundësi të dytë për t’i marrë paratë e kërkuara qeverisë, por fillimisht duhet të bindë PS që të pranojë votimin elektronik në 7 bashki. Në rast se kjo do të ndodhë, kryekomisioneri së bashku me deputetët e majtë dhe të djathtë do të mund ta bindin ministren e Financave në komisione kur të raportohet buxheti, që t’i japë KQZ pjesën tjetër të parave, dhe 22 mln euro të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu