Ballina Uncategorized Situatë problematike në Fushë Arrëz. Rrugë të bllokuara, mjete që kanë ngecur...

Situatë problematike në Fushë Arrëz. Rrugë të bllokuara, mjete që kanë ngecur në mes të dëborës dhe …


Vijon monitorimi i situatës në Qarkun Shkodër dhe shkembimi i informacionit me strukturat vendore MC. Po ju dërgojmë informacionin e perditesuar te orës 18:30.

1. Bashkia Shkodër:

  • Aksi rrugor Bogë-Theth është i kalueshem, mjetet vijojne punën ne ketë aks rrugor.
  • Njësitë Administrative Shalë dhe Shosh për momentin nuk kanë energji elektrike.
  1. Bashkia Malësi e Madhe:
  • Në këtë bashki situata paraqitet e stabilizuar.
  • Nuk raportohet për akse rrugore të bllokuara, furnizimi me energji elektrike vijon normalisht.

3. Bashkia Vau Dejës:

  • Ne kete bashki po fryen era me shpejtesi të lartë.
  • Nuk ka energji elektrike në të gjitha njësitë administrative të Bashkisë. 4. Bashkia Pukë:
  • Situata për Bashkinë Pukë po shkon drejt normalizimit. Reshjet e dëborës kanë pushuar. Vazhdon puna për pastrimin e rrugëve urbane dhe rurale.

5. Bashkia Fushë Arrëz:

  • Në territorin e Bashkisë Fushë-Arrëz, situata vijon vështirë per shkak te reshjeve te deborës.
  • Ne aksin rrugor të Iballes janë bllokuar edhe 5 automjete të tjera. Një fadromë dhe foristradë janë nisur për ndihmë.
  • Rruget që lidhin fshatrat me qendrat administrative janë të bllokuara.
  • Vazhdon mungesa me furnizim të energjisë elektrike në disa fshatra. – Momentalisht reshjet e dëbores kanë pushuar. 6. DRV Shkodër:
  • Referuar informacioneve të marra nga kontraktorët nuk raportohen probleme në akset rrugore që mbulon Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Transportit (DRV) në Shkodër.
  • Të gjitha akset rrugore janë pastruar dhe eshte hedhur sasi kripe.
  • Nga kjo drejtori apelohet që perdoruesit e automjeteve të përdorin goma dimrore dhe zinxhire në akset rrugore me prezencë te debores, të respektojnë sinjalistikën rrugore duke ulur shpejtësinë.
  • Firmat mirembajtese janë në terren, të organizuar me mjete dhe personel për të perballuar ç’do situatë te mundshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks