Po ju dërgojmë informacionin e përditësuar për situatën në territorin e Qarkut Shkodër, datë 06.01.2026
Hidrovoret furnizohen pa nderprerje.Prej ditës së djeshme, si pasojë e rritjes së prurjeve në kaskadën e Drinit, kanë nisur shkarkimet e kontrolluara nga HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës, me një sasi aktuale prej 700 m³/sekondë.
Komisioni i Emergjencave civile i Qarkut është në koordinim të vazhdueshëm me KESH për monitorimin e situatës dhe, deri më tani, nuk është evidentuar asnjë problematikë.
DRUK Lezhë
Prurjet nga perrenjt e në lumenj jane shtuar ne sasi te konsiderueshme por deri tani nuk jane konstatuar probleme ne Kanale kullimi,Argjinatura , KUL dhe Digen e Rez. Shtoder .
Niveli ujit nga Ura Vjeter e Bunes eshte poshte kuotes se rrezikut
Lumi Drin ,lumi Kir ,lumi Gjader kane shtuar prurje por niveli eshte poshte kuotes rrezikut per permbytje.
Rezervuari Shtoder eshte poshte kuotave te rrezikut per permbytje.
Hidrovoret Vilun e Cas jane ne funksion me nga 5 pompa e ne gadishmeri per funksionim me kapacitet te plote .
*Bashkia Malësi e Madhe*
•Gjatë gjithë natës kanë vijuar reshje shiu me intensitet mesatar, të cilat vazhdojnë edhe aktualisht.
•Deri në këto momente nuk raportohen raste problematike.
•Fshati Flakë vijon të jetë i bllokuar si pasojë e prurjeve të Përroit.
•Raportohen probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona të Bashkisë Malësi e Madhe, konkretisht në Kelmend, Shkrel.
*Bashkia Vau i Dejës*
•Vazhdojnë reshjet e shiut me intensitet të lartë.
•Lumi Gjadër ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar rritje të nivelit të ujit në Lagjen Kapedani
*Bashkia Fushë-Arrëz*
•Në territorin e kësaj bashkie janë evidentuar shkarje dherash dhe rënie gurësh në disa rrugë autorurale.
*DRV Shkodër*
Sipas informacioneve nga kontraktorët e mirëmbajtjes së akseve që administrohen nga DRV Shkodër nuk ka problematika në qarkullimin rrugor.
*OSHEE Shkodër*
Per momentin rezulton pa energji elektrike zona e Postribes e cila perpak kohe vendoset në pune dhe në Kelmend po punohet per rikthimin e energjisë.
•Zonat e tjera janë të gjitha me energji






