Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri, nga të cilat 3 janë ende aktive dhe një në monitorim.
Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Bulqizë, Mallakastër, Fier, Kavajë, Vorë, Vau i Dejës, Shkodër, Malësi e Madhe, Has, Krujë, Vlorë, Selenicë, Gjirokastër e Përmet.

Aktualisht mbeten aktive vatrat:

Qarku Dibër. Ka vazhduar puna për shuarjen e zjarrit në vendin e quajtur “Mali i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë.
Qarku Shkodër. Në vendin e quajtur “Qafa e Lacit”, bashkia Vau-Dejës, prej ditës së djeshme ka një vatër zjarri në një sipërfaqe me lis dhe shkurre. Sipërfaqja e përfshirë nga zjarri është rreth 5 ha.
Qarku Gjirokastër. Në vendin e quajtur Grohot, ku bëhet grumbullimi i mbeturinave të bashkisë Gjirokastër, prej ditës së djeshme ka një vatër zjarr. Në terren për shuarjen e zjarrit ndodhet grupi i shërbimit me një mjet zjarrfikës.

Në monitorim:
Qarku Dibër. Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë. Ditën e sotme zona ku është zhvilluar zjarri është e fjetur dhe me pak tym që vjen brendësia e vatrës. Aktualisht në terren zjarri po monitorohet nga 4 forca të AdZM dhe 5 forca bashkiake për shuarjen e vatrës së zjarrit.
Kryesisht zjarret janë regjistruar në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi, ku si pasojë janë djegur më shumë se 150 hektarë sipërfaqe dhe mbi 1000 rrënjë ullinj.
Në një rast, zjarri është konstatuar në një banesë, në lagjen ” 15 Tetori”, Fier dhe në një rast tjetër në një autobus, në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, pranë tunelit te Skërficës, bashkia Gjirokastër. Në të dy rastet janë regjistruar dëme materiale.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 29 automjete zjarrfikëse dhe 346 forca operacionale. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë edhe Forcat e Armatosura me 130 efektivë.
Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje tё dobëta në qarqet Kukës dhe Elbasan, ndërsa në qarqet Shkodër, Dibër, Tiranë, Berat, Korçë dhe Gjirokastër priten reshje të lokalizuara.
Sa i përket zjarreve në pyje, sot pritet nivel rrezik “I LARTË” në qarqet Lezhë, Fier, Berat, dhe Gjirokastër, nivel rrezik “I MODERUAR” në të gjitha qarqet e tjera.
Strukturat e Mbrojtjes Civile janë të gjitha të angazhuara, për t’i ardhur në ndihmë komunitetit në rast nevoje.
Ftojmë qytetarët të bëjnë kujdes, duke shmangur ndezjen e zjarreve në mjedise të hapura dhe të raportojnë menjëherë pranë shërbimeve zjarrfikëse çdo vatër që konstatojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu