Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari në një konferencë për mediat, foli për rëndësinë e negociatave, sigurinë dhe luftën kundër korrupsionit e kriminalitetit.
Ministri Lamallari tha se është ngritur një zyrë e dedikuar, njësi që do të ketë në fokus të përditshëm çështjen e drogërave në një mënyrë më të gjerë.
Më tej Lamallari shtoi se është bërë progres edhe në ndryshimet në Kodin Penal. Policia e shtetit,- theksoi ministri Lamallari është në gatishmëri për sigurinë dhe se Shqipëria është në fazën më të avancuar për në BE.
“është konsideruar një progres i mirë për Shqipërinë sa i përket kapitullit 24. Pra të gjitha punët e bëra janë vlerësuar dhe tashmë jemi në negociata të karakterit politik. Po ashtu edhe rritje të bashkëpunimit me vende anëtare dhe struktura të reja të ngritura në bashkëpunim. Së fundmi kemi edhe ekipin e duhur në policinë e shtetit për të adresuar kërkesa që vijnë për çështje të ndryshme nga vendet anëtare. Po ashtu kemi zhvillime me rëndësi për luftën kundër drogërave. Peshën kryesore e mbart policia e shtetit në bashkëpunim edhe me agjenci të tjera. Shqipëria ka fatin që për herë të parë të ulet në tryezë me bordin e menaxhimit edhe pse në statusin e vëzhguesit, kjo e sjell Shqipërinë në tryezën e europiane për adresimin e një problematike që lidhet me abuzimet që bëhen me drogërat. Po ashtu kemi bërë progres me ndryshimet në Kodin Penal”, tha mes të tjerash ministri Lamallari.






