Vijon operacioni “SIGURIA DETARE”

Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare po kryejnë monitorim intensiv me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë detare.

Si rezultat i monitorimit dhe kontrolleve, nga Ksamili në Koman, janë bllokuar 34 mjete lundruese, prej të cilave 15 për shkelje të perimetrit të sigurisë.

Gjithashtu, 19 shtetas (shqiptarë dhe të huaj) janë shpëtuar në det, falë ndërhyrjes së Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare.

Nga Policia Kufitare e Sarandës, në bashkëpunim me homologët grekë, është lokalizuar dhe bllokuar, në vendin e quajtur Kanali i Vivarit, pranë grykëderdhjes së kanalit të Butrintit, një gomone e vjedhur në zonën Plataria–Igumenicë, Greqi. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në kuadër të operacionit “SIGURIA DETARE”, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare po kryejnë kontrolle intensive në hapësirën detare nga Ksamili në Velipojë, si dhe në hapësirat liqenore dhe lumore, për evidentimin e shkeljeve të rregullave të lundrimit, të perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese pa dokumentacion përkatës.

Gjatë kësaj jave janë kontrolluar 473 mjete lundruese, nga të cilat 34 janë bllokuar për:

Shkelje të perimetrit të sigurisë detare;

Ushtrim aktivitetesh jashtë zonave të miratuara;

Mungesë dokumentacioni përkatës.

Mjetet e bllokuara: 22 jet ski, 4 skafe, 4 gomone dhe 4 varka metalike me motor uji të instaluar.

15 prej tyre u konstatuan duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masë administrative 100 000 lekë secili.

Ndërkohë, nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare ka ndërhyrë në 8 raste për t’u ardhur në ndihmë 19 shtetasve, të cilët ndodheshin në rrezik për shkak të dallgëve të forta apo defekteve në mjetet e tyre lundruese.

Policia Kufitare apelon për respektimin e rregullave për përdorimin e mjeteve lundruese:

Mos shkelni perimetrin e sigurisë;

Lundroni vetëm në zonat e lejuara;

Përdorni gjithmonë mjetet e shpëtimit.

Policia e Shtetit fton qytetarët dhe pushuesit të denoncojnë çdo rast shkeljeje në numrin pa pagesë 112, duke garantuar reagim të menjëhershëm dhe masa konkrete ndaj çdo shkelësi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu