Mund të duket si imazh i mesjetës, por i përket Bajzës, në njësinë administrative Kastrat, bashkia Malësi e Madhe. Uji i pijshëm, ky mall jetik mungon në shtëpitë e malësorëve dhe këto të fundit janë të detyruar ta blejnë. E shitja e tij bëhet në kushte skandaloze, jashtë cdo standarti e që rrezikon jetën e qytetarëve. Paradoksalisht në gjithë këto vite janë shpenzuar miliona lekë për ujësjellësin e ri, që kurrë nuk e zgjidhi këtë problematikë, ndonëse paratë u harxhuan. Bashkia Malësi e Madhe, ndërmarrja e ujësjellës – kanalizime qarku Shkodër dhe autoritetet e tjera hedhin përgjjegjësitë tek njëra – tjetra, duke luajtur ping – pong me jetën e konsumatorëve, në një kohë që shpenzimi për këtë investim ka shkuar dëm. Ky është nje rast që autoritetet ligjzbatuese duhet me forcë ta hetojnë dhe përgjegjësit të përgjigjen përpara ligjit!