Nga Bekim Mema/ Bashkia Shkodër propozon rikualifikim dhe fasada në harmoni me arkitekturën e kompleksit të pedonales, qeveria realizon përralla me kinez.
Projekti i rikualifikimit të “Pallatit Kinez” është nje projekt propozim i iniciuar nga Bashkia Shkodër përmes aplikimit pranë Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe bashkëfinancimit të bashkisë për sa i përket realizimit të projektit teknik të zbatimit. Me bashkëpunimin e Bashkisë Shkodër, FSHZH ka përfunduar tashmë investimin e rikualifikimit të fasadës së këtij pallati, investim i cili do të ndikojë ndjeshëm në eficiencën energjitike dhe ekonomitë familjare të banorëve. Mirëpo a ka zbatuar FSHZH projekt propozimin e Bashkisë sa i përket aspektit vizual, apo është një “punë e kryer” pa asnjë lloj ndjeshmërie artistike e arkitekturore, për një ndërtesë e cila duhet të kishte hamoni me pedonalen, ndërtesën e Bashkisë dhe lulishten e shatërvanit, në kompleks.
Vlerësimin besoj e bëjnë lehtësisht vetë qytetarët e Shkodrës mes këtyre imazheve të projektit që ne kemi propozuar dhe asaj që është realizuar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu