Nga Hasan Bello

Një nga politikat e shteteve ballkanike për të shtrirë influencën e tyre ekonomike mbi shtetin e shqiptar ishte hapja e bankave. Kështu, më 5 janar 1923, prefekti i Shkodrës Rauf Fico informonte Ministrinë e Brendshme se, nënshtetasi jugosllav Pashko Kraja kishte mbërritur nga Cetina për të hapur një filial me emrin “Harvatska-Jugosllavenska-Albanska-Banka”. Për këtë qëllim, ai kishte marrë me qira një lokal në qendër të Shkodrës. Pasi kishte qëndruar tre ditë, Pashko Kraja ishte rikthyer në Cetinë për të tërhequr mobiliet e nevojshme, duke lënë si zëvëndës nënshtetasin shqiptar nga Shkodra, Lolko Vuçiniç. Për drejtimin e këtij filiali, ai kishte ftuar edhe Pjetër Bumçin, i cili në këtë periudhë ndodhej në Fiume. Rauf Fico kërkoi udhëzime nga MPB nëse kishte informacion për bankën jugosllave. Kjo e fundit kërkoi mendimin e Ministrisë së Ekonomisë si dikasteri i cili merrej direkt me çështjet financiare.

Një nga politikat e shteteve ballkanike për të shtrirë influencën e tyre ekonomike mbi shtetin e shqiptar ishte hapja e bankave. Kështu, më 5 janar 1923, prefekti i Shkodrës Rauf Fico informonte Ministrinë e Brendshme se, nënshtetasi jugosllav Pashko Kraja kishte mbërritur nga Cetina për të hapur një filial me emrin “Harvatska-Jugosllavenska-Albanska-Banka”. Për këtë qëllim, ai kishte marrë me qira një lokal në qendër të Shkodrës.

Pasi kishte qëndruar tre ditë, Pashko Kraja ishte rikthyer në Cetinë për të tërhequr mobiliet e nevojshme, duke lënë si zëvëndës nënshtetasin shqiptar nga Shkodra, Lolko Vuçiniç. Për drejtimin e këtij filiali, ai kishte ftuar edhe Pjetër Bumçin, i cili në këtë periudhë ndodhej në Fiume. Rauf Fico kërkoi udhëzime nga MPB nëse kishte informacion për bankën jugosllave. Kjo e fundit kërkoi mendimin e Ministrisë së Ekonomisë si dikasteri i cili merrej direkt me çështjet financiare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu