Ish kryeministri Berisha kritikoi mënyrën se si po zhvillohet seanca e Parlamentit.

Ai u shpreh se zv.kryeministrja Balluku po mban Parlamentin 20 minuta me mashtrime.

“A mundet një njeri ta mbajë me mashtrime parlamentin 20 minuta duke shkelur çdo rregullore siç bën zonja? Me çfarë lidhet me ju largimi i Nanos, drejtorit të përgjithshëm të policisë? Cfarë lidhje ka? Fol pak këtu për misterin e pallatit të Lul Morinës, na fol pak për mullar pallatin. Pallat 8 katësh dhe flet këtu për mister”, u shpreh Berisha.

Teksa ish kryeministri fliste, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i hoqi mikrofonin duke thënë se fjala e tij nuk ishte procedurë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu