Mbi 218 mijë shtetas shqiptarë që jetojnë jashtë vendit janë regjistruar në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER), që nga data 11 janar, për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, por shumë aplikime janë refuzuar. Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat njoftoi se afati për tu regjistruar mund të shtyhet deri më datë 9 mars. Afati i vendosur më herët ishte deri më datë 4 mars. Propozimi për shtyrjen e afatit erdhi nga Partia Demokartike, por socilaistët nuk ranë dakord. Edhe pse PS nuk ishte dakord për shtyrejn e afatit, me argumentin se data 4 është afati i njohur nga të gjithë dhe një shtyrje me 2-3 ditë nuk do të ndryshonte situatën, Celibashi shprehet se nuk mund të shtyhet më tepër se data 9 mars, pasi duhet shpallur lista paraprake.

Celibashi: Data 9 mars është një datë që ne nuk shkojmë dot përtej saj sepse është përcaktuar nga ligji. Deri në datën 9 ne mund të flasim dhe të diskutojmë për afate të tjera, pra nuk mund të shkojmë përtej datës 9. Ka qenë një kërkesë që të shtyhet afati për ditët, për ne s’ka problem, por PS s’ka qenë dakord me këtë ide duke thënë se data 4 është e njohur për të gjithë dhe se është afati i fundit dhe shtyrja për 2 ose 3 ditë nuk do të ndryshonte ndonjë gjë të madhe.

Sa i përket fondit për postën, kryekomisioneri theksoi se janë ende në bisedime nëse do të tejkalohet apo jo shifra prej 9.3 milionë eurosh që është kërkuar parimisht. Ndërkaq, kreu i KQZ tha për dërgimin dhe kthimin e votës së diasporës se do të ftohen vetëm posta që janë ndërkombëtare dhe jo shqiptare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu