Ballina Kronike SHTETI NËN SULM/ Hakerohen edhe faqet e AKSHI-t, KLSH-së, ILKDPI-së, Tatimeve

SHTETI NËN SULM/ Hakerohen edhe faqet e AKSHI-t, KLSH-së, ILKDPI-së, Tatimeve

Vazhdojnë sulmet e hackerave ndaj faqeve të institucioneve shqiptare. Këtë herë nën sulmin e tyre kanë ranë faqja e KLSH-së, Tatimeve dhe ILDPI-së.

Përmes një njofitmi AKSHI- pohoi se gjendemi nën sulme masive duke bllokuar rrjetin me tentativa ilegjitime aksesimi të faqeve publike, por siguron se situata është rikthyer në normalitet pas rreth 60 minutash dhe faqet qeveritare janë sërish në funksion të plotë.

Parlamenti i Shqipërisë njoftoi të martën se kishte pësuar një sulm kibernetik, gjatë të cilit hakerët ishin përpjekur të ndërhynin tek të dhënat dhe t’i fshinin ato, duke ndalur kështu përkohësisht punën e këtij institucioni. Deklarata njofton se sulmi kibernetik i së hënës nuk arriti të prekë të dhënat e sistemit dhe se ekspertët po punonin për të zbuluar pasojat e mundshme të sulmit, ndërsa shërbimet do të rifuteshin në funksionim më vonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks