Screenshot

Pas reshjeve të dendura të shiut dhe prurjeve të mëdha të ujërave në territorin e qarkut Shkodër, Shtabi i Emergjencave ka bërë bilancin e situatës dhe pasojave të shkaktuara nga moti i keq.

Nga komunikimi me strukturat vendore të Mbrojtjes Civile dhe njësitë përkatëse të qarkut, Prefekti i Qarkut Shkodër ju bën me dije se:

Bashkia Shkodër

Pas intensitetit të lartë të reshjeve të shiut dhe prurjeve të jashtëzakonshme të përrenjve, situata në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet më e qetë në këto momente.
• Problematikat kryesore janë evidentuar në njësinë administrative
Gur i Zi (fshatrat Gur i Zi, Juban, Verracak) dhe në njësinë administrative Bërdicë (Bërdicë e Sipërme, Mali Hebaj, Beltojë, Bërdicë e Madhe, Bërdicë e Mesme, Trush).
• Është konstatuar prezencë uji në rreth
25–30 banesa në njësinë Bërdicë dhe 10–15 banesa në Gur i Zi.
• Të gjitha strukturat vendore (Emergjencat Civile, NSHPP, IMT, Policia Bashkiake, MNZ dhe strukturat e tjera mbështetëse) janë angazhuar me burime njerëzore dhe mjete logjistike për zhbllokimin e nyjeve, pastrimin e kanaleve dhe inerteve, si dhe për ndihmë ndaj banorëve.
• Janë përdorur
3 eskavatorë, 3 fadroma, 2 kamionë, 3 kamionçina, pompa thithëse dhe mjete “pick-up” për normalizimin e situatës.
• Tokat bujqësore janë përmbytur në njësinë Gur i Zi dhe në zonën e Nënshkodrës (Bërdicë, Dajç, Velipojë, Ana e Malit) në masën rreth
70%.
• Theksohet se prurjet e ujit kanë prekur zona që nuk janë përfshirë as gjatë përmbytjeve të vitit
2010.
• Nuk ka persona të evakuuar deri në këto momente.
• Ka mungesë energjie elektrike në pjesë të Bardhajve dhe Rrencit, për shkak të
djegies së një transformatori.
• Situata është në monitorim të vazhdueshëm, pasi gjatë natës parashikohet vazhdim i reshjeve me intensitet deri në mesnatë.

Bashkia Vau Dejës

• Për shkak të reshjeve të dendura, situata në territorin e bashkisë është përkeqësuar ndjeshëm.
• Dalja nga shtrati e përroit
Glina ka përmbytur rreth 100 banesa dhe disa hektarë tokë bujqësore.
• Në lidhje me përroin e Glinës, është e domosdoshme kryerja e
investimeve rehabilituese për të shmangur pasojat e përmbytjeve.
• Strukturat operative të bashkisë janë në gatishmëri të plotë dhe kanë ndjekur situatën në terren që prej orëve të para të mëngjesit.
• Janë raportuar rrëshqitje dherash dhe përmbytje infrastrukture në rrugët kryesore dhe dytësore të qytetit dhe fshatrave.
• Deri tani është evidentuar
një rast evakuimi.
• Strukturat operative vijojnë punën në terren në mbështetje të banorëve.

Bashkia Pukë

• Vijojnë reshjet intensive të shiut.
• Raportohen probleme në rrugët rurale të njësive administrative
Gjegjan, Rrapë, Qelëz dhe Qetërr, me rrëshqitje dherash, rënie gurësh dhe vërshime ujërash.
• Furnizimi me energji elektrike është me
ndërprerje të herëpashershme.
• Situata është nën
monitorim të vazhdueshëm.

Bashkia Fushë Arrëz

• Reshjet e shiut vazhdojnë me intensitet të lartë.
• Ka prezencë të konsiderueshme ujërash në rrugë, si dhe rrëshqitje dherash e rënie gurësh në rrugët auto-rurale të njësive administrative të bashkisë.
• Furnizimi me energji elektrike ka pasur
shkëputje periodike në disa fshatra të njësive Qafë-Mali, Iballë, Blerim dhe Fierzë.
• Deri tani nuk raportohen probleme të tjera nga Emergjencat Civile.

Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë

• Sasia e reshjeve në 24 orët e fundit në Qarkun Shkodër ka kaluar 200 mm, me reshje që vijojnë me intensitet të lartë.
• Veprat e mbrojtjes nga përmbytjet (argjinaturat, digat dhe diga e rezervuarit Shtodër)
nuk paraqesin probleme.
• Kanalet kryesore të kullimit funksionojnë, por prurjet janë
jashtë kapaciteteve përcjellëse.
• Si pasojë, në disa zona të banuara në
Vau Dejës, Bushat, Melgushë dhe Gur i Zi, uji ka dalë jashtë seksioneve të kanaleve.
• Nivelet e lumenjve
Buna, Drin dhe Kir aktualisht janë poshtë kuotave të rrezikimit.

Reshjet e shiut vijojnë në të gjithë territorin e qarkut me intensitet të ulët deri mesatar.
Strukturat vendore të Mbrojtjes Civile, bashkitë dhe institucionet mbështetëse janë në
gatishmëri të plotë, duke ndjekur situatën në terren dhe ndërhyrë aty ku është e nevojshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu